Në rangimin më të ri të Universiteteve në botë për vitin 2022 në Listën e Shangajit, nuk ka asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut. Në 100 universitetet e para, 39 janë nga SHBA.

I pari në listë është Universiteti Harvard i SHBA-së. 15 vendet e para I mbajnë universitetet amerikane dhe dy nga Britania e Madhe – Kembrixhi dhe Oksfordi në vendin e katërt dhe të shtatë.

Kina ka nëntë universitete në 100 të parat, Gjermania katër, kurse në mesin e 100 universiteteve më të mira janë edhe Franca, Suedia, Danimarka, Zvicra, Izraeli, Japonia, Australia, Kanadaja.

Nga vendet e rajonit nga vendi 301 deri në 400 është Universiteti I Athinës, kurse Universitetet në Beograd, Zagreb dhe Lubjanë renditen nga vendi 401 deri në 500, kurse në rangimin nga vend 901 e deri në 1.000 është edhe Universiteti në Novi Sad.