QMK: Deri në këtë moment nuk ka zjarre aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) kumtoi se deri në këtë moment nuk ka zjarre aktive.

Zjarri në atarin e fshatit Debreshtë me të cilin ishte përfshirë një sipërfaqe prej rreth katër hektarëve barë i thatë është shuar në orën 16:45. Sipas QMK, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar gjashtë zjarrfikës me një automjet zjarrfikësish dhe një automjet terreni, katër të punësuar nga Njësiti Dollnen, dy policë të Stacionit Policor Ropotovë si edhe katër persona të popullatës lokale të cilët me dy traktorë kanë bërë lërim të tokës që të mos përhapet zjarri drejt shtëpive përreth.

QMK informoi se janë shuar edhe gjashtë zjarre të tjera në mesin e së cilave dy në rajonin e Shkupit.

“Zjarri që filloi dje në orët e paradites në Ohër midis fshatrave Vapilë dhe Rasinë deri në orën 14:50 është shuar tërësisht. Është likuiduar në orën 16:45 edhe zjarri prej orës 12:30 në vendin Kostrunik, Tabanoc që përfshiu barë të thatë dhe një zonë akaciesh. Në shuarjen e tij morën pjesë një automjet dhe dy zjarrfikës. Zjarri prej orës 14:12 në fshatin Debresht ku digjej barë i thatë është shuar në orën 16:45 me një automjet dhe gjashtë zjarrfikësish, zjarri në fshatin Furka që e përfshiu një pyll me pisha është shuar nga një automjet, tre zjarrfikës dhe dy të punësuar në NP PN dega Kozhuv, zjarri në Studeniçan, fshati Pagarushë dhe në fshatin Orman, Gjorçe Petrov”, potencon QMK.