Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u gjend në një pozitë të vështirë gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje, duke u detyruar të pinte ujë nga shishja.

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej duke u kollitur.

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”.