Më datë 04.08.2022, në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 15:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që përdoren për transport publik të udhëtarëve. Njëkohësisht janë sanksionuar 6 automjete me defekt (TE-2 dhe GV-4), prej të cilave 4 (TE-1 dhe GV-3) kanë pasur pajisje frenimi me defekt. Të 6 mjetet janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, për kundërvajtës janë përgatitur urdhërpagesa përkatëse, si dhe 1 kërkesë (TE) për fillimin e procedimit për kundërvajtje për persona juridikë dhe përgjegjës, si dhe një masë (TE) nga neni 284A. të Kodit Penal.
Gjatë kontroll aksionit janë konstatuar edhe 6 shkelje të tjera (TE-4 dhe GV-2), të cilat janë sanksionuar në bazë të ligjit.
SPB Tetovë edhe një herë apelon te personat përgjegjës juridik dhe fizik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të kontrollojnë sa më shpejt gjendjen teknike të automjeteve me të cilat realizohet transporti publik i udhëtarëve, të rregullojnë dokumentacionin në përputhje me rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe përgjegjësinë e tyre për pasagjerët që transportojnë si dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.Ts