Policia e Tetovës ndalon një person ,kulloste bagëtinë në një fushë të mbjellë

Dje (15-gusht) në ora 09:40, në Vollkovi të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 55-vjeçarin B.P. nga ky fshat, i cili ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke kullotur bagëtinë në një fushë të mbjellë, pronë e V.M. (54) nga i njëjti fshat. Pas dokumentimit të rastit B.P. do të përgatitet një parashtresë për të.