Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara për “destabilizimin” në lidhje me vizitën e mundshme në Tajvan të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Uashingtoni po sjell destabilizimin në botë. Nuk ka zgjidhur asnjë konflikt të vetëm në dekadat e fundit, por ka provokuar shumë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, në mediat sociale, pasi Kina reagoi kundër vizitës në ishullin që Pekini e konsideron si territor të vetin.