Për çdo ditë e më shumë qytetarët raportojnë për qent endacak dhe gjendjen katastrofale në të cilën është katandisur Tetova për një vit në krye me Bilall Kasamin.

I pyetur sot nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me qent endacak, Kasami tha se kjo nuk është përgjegjësi e Komunës. Tetova nuk ka vetëm hallin e qenëve, sot gjithashtu në rrugët e Tetovës janë parë edhe disa dhia që kanë rrezikuar jetën e vozitësve me vetura.

Duke parë se po dështon nga gjithçka, Kasami tash ka filluar nga premtimet të cilat në 2021 u dha qytetarëve.

Kujtojmë, në fushatën e vitit 2021, kreu aktual i Tetovës, Bilall Kasami u premtoi qytetarëve trajtim të Qenve endacak dhe strehimore, të njëjtin premtim po e japin sot edhe këshilltarët e Besës./TS/