Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit deri në 1 shtator.

Nikolla ka thënë se përmbajtja e qeverisë së Kosovës tregon fuqinë që buron nga e drejta dhe vizionin dhe pjekurinë e saj.

“Parimi i drejtë i reciprocitetit duhet zbatuar me maturi, vetëpërmbajtje nga të dy shtetet dhe në konsultim me ShBA dhe BE. Përmbajtja e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë nuk tregojnë dobësi, por fuqinë që buron nga e drejta, si edhe vizionin e pjekurinë e Qeverisë së Kosovës”, shkruan Lindita Nikolla.