Në Tetovë për shtatë muaj janë ndaluar 1038 vozitës pa patent shofer

Për shtatë muaj të këtij viti janë evidentuar 1.038 persona të cilët i drejtojnë automjetet pa dhënien e provimit për patentë shoferi dhe patentë shoferi të vlefshme për atë, shënon SPB Tetovë për rajonin e Tetovës. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar shtatë shoferë për të njëjtën arsye.


Të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë përgatitur parashtresa përkatëse, si dhe për pronarët e automjeteve të cilët ua kanë dhënë për t’i vozitur, edhe pse e kanë ditur se nuk kanë patentë shoferi.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe njëherë apelon veçanërisht tek të rinjtë që të mos hipin në timon pa i kryer paraprakisht trajnimet teorike dhe praktike të parapara me ligj dhe pa e dhënë testin për shofer, sepse në këtë mënyrë po vënë në pikëpyetje, Para së gjithash sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, pa marrë parasysh se a është pasagjer, ngarkesë, motoçikletë apo automjet tjetër”, porosit zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Gjobat për këtë lloj të kundërvajtjes rrugore janë 250 euro në kundërvlerë të denarit.