Mickoski është infektuar me virusin Covid-19

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga partia thonë se për këtë arsye edhe është anuluar vizita e tij në Mavrovë dhe Rostushë.


“Shkak për anulimin është shfaqja e simptomave të Covid 19 te kryetari i partisë Mickoski, gjatë së cilës është bërë testi i shpejtë i antigjenit, ku ka rezultuar pozitiv, njofton VMRO-DPMNE duke shtuar se gjatë ditës do të realizojnë edhe test PCR.