“Më mirë për Tetovën”: Donacion i 50 shportave për hudhjen e mbeturinave në Tetovë (VIDEO)

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” sot përmes një aksioni publik, njoftoi se nga një pjesë e rrogave të dy këshilltarëve të tyre kanë shkuar për donacion të 50 shportave të mbeturinave të cilat do vendosen në qytet.


“Prezantuam se të gjithë rrogat tona që do i marrim do i dhurojmë për të mirën e qytetit dhe organizatave të cilat punojnë për të. Dy muajt e parë i dorëzuam organizatës joqeveritare e cila merret me mbrojtjen e viktimave nga dhuna ndaj grave, dy rrogat tjera i dorëzuam për aktivitete humanitare- iftare dy rroga tjera i dorëzuam për bursa, organizatës Penda dhe njëkohësisht dy rroga tjera i kemi dhuruar për shportat të cilat i prezantojmë sot. Shportat janë nga metali të cilat do të montohen në qytet, është faza e parë dhe më pastaj do vazhdohet me fazën e dytë dhe më tej nga të ardhurat të cilat do i kemi në këshillin e ardhshëm”, tha Hamdi Sulemani

Nga ana tjetër, Tetova vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur sa i përket mbeturinave edhe pse janë vendosur kontejnerët gjysëmnëntoksorë, mbeturina ka kudo dhe Tetova vazhdon të jetë si më parë.

Me këtë nismë Hamdi Sulejmani i tregon Bilall Kasamit se si duhet të sillet me Tetovën dhe tetovarët, e jo duke mbajtur fjalime në tubime se Tetova ka ndryshuar e në faktë Tetova vazhdon të mbetet e njetj./TS/