Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.