Kush e prishi këshillin/ Bilall Kasami mashtron tetovarët, Ish këshilltarët e bëjnë për pesë pare Kasamin (VIDEO)

Kryetari aktual i komunës së Tetovës i cili e prishi këshillin komunal nga paaftësia e tij, ua hedh fajin tjerëve duke menduar se tetovarët mund ti besojnë edhe ksaj radhe.


Bilall Kasami në një tubim mbrëmë në Tetovë ka thënë se këshillin komunal e kanë prishur këshilltarët e BDIs-ë dhe të tjerët.

“Ata si nuk ja deshtën të mirën Tetovës për 8 vite, ata nuk jua duan edhe mandatin që vjen sespe ata ishin fajtor për gjendjen që ra këshilli komunal” u shpreh Kasami

Ish këshilltarja e Elmedina Abdullai nga “Më mire për Tetovën” me datë 30-04-2022 ka thënë se për shkak të gabimit të kryetarit duhet ai të ndëshkohet dhe jo te ketë zgjedhje të reja për këshill.

Ilija Dimitrievskit, këshilltar nga LSDM-ja është shprehur se kryetarit duhet t’i hiqet mandati, jo këshilli të shkojë në zgjedhje. Siç ka thënë ai paaftësinë e plotë për të menaxhuar Komunën e Tetovës, Kasami dëshiron ta mbulojë me zgjedhje për Këshill, në mënyrë që faji për mosfunksionimin e komunës t’i bartet dikujt tjetër.

“Sipas nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Këshilli shpërndahet nëse nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31 mars të vitit vijues. Që kjo dispozitë ligjore të hyjë në fuqi, duhet të plotësohen të dy kushtet kumulative, buxheti është miratuar nga këshilli në dhjetor 2021. Synimi me këtë nen është që të parandalojë bllokimin e punës së komunës nga Këshilli duke mos miratuar buxhetin dhe llogarinë Vjetore. Në rastin tonë nuk kemi bllokadë nga Këshilli, por bllokadë nga kryetari i komunës! Është e palogjikshme të lejohen qytetarët të paguajnë mbi gjysmë milioni euro për zgjedhjet e reja për Këshillin vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të fundit, sepse kryetari është kokëfortë, ose ia del pa sukses, kështu që nuk ka dorëzuar llogarinë vjetore në Këshill”, ka thënë Dimitrievski.

Ish këshilltari i komunës së Tetovës, Blerim Osmani nga BDI ka thënë se  fajtor për shpërbërjen e këshillit është[ paaftësia e kryetarit të komunës Bilall Kasami.

“nga mosaftësia e keqmenaxhimit të kryetarit të komunës së Tetovës. që është paradoksale sepse ai njëkohësisht është edhe kryetar i një partie opozitare që bën ndryshime dhe thirren se do të bëjnë atë” është shprehur  Osmani

Visar Palloshi është shprehur me datë 30-04-2022 se në këtë situatë erdhëm pasi që në seancën e kaluar me datë 07.04.2021 vetëm partitë në opozitë te Këshilli i Komunës së Tetovës e votuam llogarinë përfundimtare dhe e njëjta nuk kaloi, kurse tani i njëjti dokument dhe e njëjta pikë përsëri u vendos në rend të ditës. Sikur shumica e këshillit të kishte votuat me kohë nuk do të vinim në këtë situatë.

Ndryshe, Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. 9 kanë qenë nga BDI (në fillim u ishin dhjetë, por më pas një kaloi në Lëvizjen Besa), 9 nga Lëviza Besa ,4 VMRO-DPMNE, 2 ASH, 2 LSDM, 2 Më mirë për Tetovën, 2 PDSH dhe 1 Alternativa.

Zjgedhjet do të mbahen me 20 Gusht për herë të parë edhe atë nga paaftësia e Bilall Kasamit dhe administratës së tij.