Kurti në takimin me Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti ka thënë se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri.

Ai po ashtu ka bërë të ditur edhe një herë synimin për anëtarësim në NATO.
“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni”, shkruan ai në Facebook.

“Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë”, përfundoi ai.