“Nëse ke një kravatë eja të të bëj kontratë”  me këto dhe disa billborde të tjera sot u zgjuan tetovarët.  Aleanca për Shqiptarët ka filluar fushatën duke i vendosur Bilall Kasamit nëpër Billborde keqpërdorimet ashtu siç aj bëri me borxhin e komunës së Tetovës dhe që ASH-ja rikujton Bilall Kasamit se është si Teuta Arifi.

Edhe pse Aleanca për Shqiptarët akuzon komunën e Tetovës për korrupsion ryshfet dhe kontrata fiktive ata përsëri thonë se do të bashkëpunojnë me Bilall Kasamin. Sië  ka vepruar në të kaluarën edhe tash Aleanca për Shqiptarët edhe përskaj faktit se thonë që Bilall Kasami është i korruptuar ata nuk duan të shkëpusim bashkëpunimin kështu ju përgjigj pas disa tentimeve pyetjes së Tetova Sot bartësi i listës për këshillin e komunës së Tetovës Abdulla Osmani.

“Po do të bashkëpunojmë” u shpreh shkurt Abdulla Osmani.

Deklarata e Abdulla Osmanit bie në kundërshtim edhe me sekretarën e përgjithshme të ASH-së Vjollcë Berisha e cila thotë se nga keqmenaxhimi i komunës së Tetovës, sot ne shkojmë në zgjedhje për këshillin komunal.

Nga ana tjetër Kasami thotë se të gjitha fjalët nga ASH-ja janë pjesë e fushatës së tyre.

Ndryshe me 20 Gusht do të mbahen zgjedhjet për këshillin komunal ku do të garojnë tl gjithë partitë politike si dhe dy lista të pavaruara për 31 vende të këshilltarëve./TS/