Kontratat në vepër/ Tetovarët: Bilall Kasami do ta pësojë njejtë si Teuta Arifi (VIDEO)

 

 


Kështu kishte deklaruar Kasami në media për kontratat në vepër në komunën e Tetovës. Mediat ditë më parë publikuan kontratat në vepër të kryetarit aktual të komunës Bilall Kasami të bëra nëpërmes agjencisë private për punësim Xhobi 2011. Kasami duke shkelur të gjitha premtimet politike vijon avazin e vjetër të Teuta Arifit.
Por, faktet flasin ndryshe madje këtë edhe qytetarët e kanë kuptuar, sipas tyre veprimet e Kasamit i përngjajnë rrugës së Teuta Arifit dhe ashtu siç e dënuan Teutën ashtu thonë qytetarët se do ta dënojnë Bilallin më 20 gusht

I pyetur nga TetovaSot Kasami në vend që të ju kërkoj falje qytetarëve për veprimin e bërë ai iu drejtua redaksisë sonë për të tërhequr lajmin me të cilën u zbulua se si militantët e Besës të cilët punonin në gjermani merrnin rrogë nga Komuna e Tetovës.
Për të qenë transparent emrin e personit në fjalë e kemi hasur edhe në kontratat e agjencisë Xhoibi2011 që i bie se i njëjti pagë ka marr edhe nga Komuna e Tetovës edhe nga agjencia Xhobi. Sa i përket kontratave Kasami pranoi që nëpërmes agjencisë Xhobi nuk ka asnjë ekspert të angazhuar dhe me këtë dëshmoj veprimet politike për të punësuar militantët e Lëvizjes Besa.

Kujtojmë që të shtunën më 20 gusht Tetova shkon në zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal nga shkaku i shpërbërjes së ti për shkak të mosmiratimit në kohë të llogarisë përfundimtare.