Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky është edhe takimi i parë i tyre, teksa Begaj vizitën e parë zyrtare që pasi mori detyrën vendosi ta bëjë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Begaj është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja, Vjosa Osmani, me të cilën pas takimit kanë mbajtur edhe konferencë për media.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë, Begaj do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidenti i Shqipërisë do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë, si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.