Kievi pretendon se Moska ka humbur 43.550 ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Sipas pretendimeve të ushtrisë ukrainase, Kremlini ka humbur 43.550 ushtarë në luftën që e filloi në Ukrainë.


Madje sipas tyre, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – përkatësisht nga 24 shkurti e deri më 13 gusht, ushtria ukrainase ka arritur të vrasë 43.550 ushtarë rusë.

Gjithashtu është bërë e ditur se kanë shkatërruar 1.864 tanke dhe 4.126 mjete tjera të blinduara, që ushtria e Putinit po i përdor në Ukrainë.

Në beteja të ashpra, ukrainasit i kanë shkatërruar edhe 980 sisteme artilerike të rusëve, 233 aeroplanë, 194 helikopterë, 784 dronë, 187 raketa me rreze të mesme veprimi si dhe 15 anije.

“Humbjet më të mëdha armiku i ka pësuar në drejtim të Donetskut”, thuhet në kumtesën e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.