KËSHILLA NGA KRSKRR PËR VERË TË SIGURT 2022

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të fushatës verore “Për verë të sigurt 2022”, u bën thirrje shoferëve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion dhe këshillon:
• respektoni rregullat në komunikacion,
• vozitni me shpejtësinë e përcaktuar dhe mos parakaloni në mënyrë jo të duhur pjesëmarrës të tjerë në komunikacion,
• bëni pauza më të shpeshta,
• gjatë pauzave, dilni nga automjeti, lëvizni, pini kafe, ujë ose pije joalkoolike,
• nëse ndiheni të lodhur, ndaloni dhe nëse keni nevojë për pushim më të madh, pa marrë parasysh se në cilën kohë të ditës është – flini një periudhë të caktuar kohore në mënyrë që pastaj të mund të vazhdoni udhëtimin tuaj të sigurt,
• jini të informuar për parashikimin e motit,
• jini veçanërisht të kujdesshëm kur temperaturat janë mbi 30o C,
• kujdesuni që diferenca e temperaturës në automjet dhe në kushtet e jashtme mos të jetë më e madhe se 7 gradë në mënyrë që të mos ketë pasoja të dëmshme për shëndetin gjatë daljes nga automjeti;
• nëse ju pengojnë rrezet e diellit të cilat shpesh i lodhin sytë, përdorni syze dielli,
• kini kujdes veçanërisht nëse vozitni gjatë fundjavës kur dendësia në komunikacion është e shtuar, si dhe kur vozitni natën kur dukshmëria e rrugëve është e zvogëluar,
• rekomandojmë që celulari të përdoret gjatë pauzave dhe jo gjatë vozitjes së automjetit,
• përdorni rripin e sigurimit,
• nëse jeni duke udhëtuar në relacione të gjata dhe jeni duke kaluar pikat kufitare, pavarësisht se sa kohë keni pritur, mos e rritni shpejtësinë mbi shpejtësinë e rekomanduar, vozitni të çlodhur dhe bëni pauza të mjaftueshme me qëllim të arrini në destinacionin e dëshiruar në mënyrë të sigurt.