Joe Biden nënshkruan dokumentet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar dokumentet e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.

Biden tha se SHBA ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht aplikimin për e anëtarësim të dy vendeve. Senati amerikan kishte mbështetur me shumicë dërrmuese zgjerimin e NATO-s për të përfshirë Finlandën dhe Suedinë në një votim 95-1 javën e kaluar.

Të 30 aleatët e NATO-s pritet të miratojnë aplikimet e tyre.

Të dy vendet filluan të kërkojnë anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të këtij viti.

“Putin mendoi se mund të na ndajë… të na dobësojë vendosmërinë. Në vend të kësaj, ai po merr pikërisht atë që nuk donte. Ai donte Finlandizimin e NATO-s, por ai po merr NATOizimin e Finlandës së bashku me Suedinë”, tha Biden.