I dënuar me 5 vjet burg, arrestohet në Morinë 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.


Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari rezultonte person i shpallur në kërkim.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër./Abcnews.al/