Në fushatë gjate vizitës së tij në një fabrikë për prodhimin e çipsave në Kosovë atëherë kandidat tash Kryetar i komunës së Tetovës nëpërmes një spoti promovues premtoi fabrikën e çipsave në Reçicë. Janë bërë fiks një vit që kur Bilall Kasami edhe përpara Banorëve duke kërkuar votë ju premtoi kështu

Nga atëherë nuk është bërë as edhe një hap drejt realizimit konkret të këtij premtimi. Qytetarët janë skeptik presin kur do të fillojnë punimet për realizimin e këtij projekti disa prej tyre madje e apelojnë që të mos merret me kaq punë të mëdha por të filloj të punoj në ndërtimin infrastrukturorë të Reçicës

Ashtu si fabrikën e Çipsave, Kasami premtoi edhe shumë projekte të tjera siç janë parkingjet në kate, zhbllokimin e kaosit në komunikacion dhe së fundmi edhe stadiumin e qytetit një premtim ky kamufloj që do ti kushtoj shumë të parit të Tetovës gjegjësisht pasardhësit të Teuta Arifit.