Është torturuese”, çifti gjerman hedh në gjyq fqinjin: Gjeli i tij këndon 200 herë në ditë

Një çift i moshuar gjerman kanë çuar në gjyq pronarin e një gjeli. Sipas tyre gjeli këndon 200 herë në ditë dhe kjo është një torturë.


Friedrich-Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, thonë se gjeli Magda (emri gjelit) fillon të këndojë nga ora 8 e mëngjesit dhe nuk e mbyll “gojën” gjithë ditën.

Dyshja duan që gjeli të hiqet nga shtëpia e fqinjit të tyre, madje ata e kanë incizuar teksa këndon gjatë gjithë fitës për të vërtetuar kështu akuzat e tyre.

“Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare. Gjeli fillon këndon në orën 8 të mëngjesit dhe vazhdon pa pushim për 100 deri në 200 herë gjatë ditës. Është e padurueshme. Është e vështirë të flasësh për torturat, por kështu është”, thonë ata.

Çifti thanë se një fqinj i tytr u largua dy vjet më parë për shkak të këndimit të padurueshëm të gjelit.

Pronari i gjelit është shprehur se është i nevojshëm gjeli për të ruajtur rendin midis pulave të tij.