I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një përgjigjie për gazetarin Adriatik Kelmendi, ka inkurajuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Ai ka thënë se kjo është e vetmja mundësi për normalizimin e raporteve mes të të dyja shteteve pas tensioneve të krijuara, transmeton Klankosova.tv.

‘’Kosova është sovrane dhe e pavarur. E ardhmja e Kosovës është evropiane, dhe qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve, andaj i inkurajoj të dyja shtetet për dialogun,’’ tha Escobar në një video-konferencë. ‘’Kjo është arsyeja pse dialogu është kaq i rëndësishëm dhe jo vetëm për këto dyja vendet” .