Kryetari i degës së Zhelinës, Emir Sulejmani sot  bashkë me  Ministrin e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë kanë inspektuar  punimet e rrjetit sekondar të ujësjellësit në fshatin Merovë. Sipas tij pushteti qendror do të përkrah çdo projekt në interes të banorëve të komunës së Zhelinës.

“Sot bashkërisht me Ministrin e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë z.Naser Nuredini dhe me drejtorin e Drejtorisë për Ambient Jetësorë z.Hisen Xhemaili inspektuam punimet e rrjetit sekondar të ujësjellësit në fshatin Merovë.
Vlera e përgjithëshme e projektit është 5.637.230 denarë, prej të cilave 5.000.000 denarë janë siguruar nga Ministria e Ekologjisë.
Nga operatori u informuam për dinamikën e punëve si dhe nga ana e ministrit u kërkua që projekti të përfundojë në afatin e paraprë në kontratë.
Gjithashtu me kërkesë të qytetarëve vizituam edhe fshatin Çiflik për të parë prej se afërmi gjendjen e lumit i cili kalonte nëpër fshat, dhe konstatuam që me projekt të inicuar nga pushteti lokal Ministria e Ekologjise dhe ministri Nuredini janë të gatshëm të finansojnë stacion filtrimi me të vetmin qëllim që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë ky problem.
I sigurojmë qytetarët se pushteti qëndrorë do mbështet çdo projekt i cili ka për qëllim të mirën e përgjithëshme duke shfrytezuar te gjitha resurset financiare qe i kemi ne dispozicion” ka shkruar Sulejmani