“EH, SA KEQ QË E QORTOVA ÇUNIN PREJ AXHAMIU!”..,

Fadil Lushi

 


.., çuni i cili “n’sabah e n’aksham”, rrugëve të shehërit tonë, ashtu ‘veresie e badihava e gjezdis bajrakun’ e shqiptarëve.., sa keq kur i ‘rrjepti dhe i shqepti’ hiqet për flamurtar.., sa keq kur rreckamanit i “bjen në dorë” simboli i kombit! Dhe çuni nga lagjja e..,!, e vari ‘bajrakun’ në hurin e gardhit dhe e vendosi mbi deriçkën e bahçes.., dhe më vonë që nuk i pëlqeu huri prej gardhi, e zëvendësoi me ‘kunjin e domateve’ të fqinjit dhe e vendosi mbi ‘çatinë’ e shtëpisë.., dhe që kur edhe kjo ‘nuk i shkoi përshtati’ e nuk ia kënaqi syrin, “bajrakun” kuq e zi me shqiponjë dykrenore, e lidhi te “çengeli” i automjetit me targa të huaja.., dhe ja ‘futi me të katra!’ Seç ku “degdisi toptan” me shqipen, një dreq i mallkuar e mori vesh!

Që kur Flamuri i Republikës së Shqipërisë “u lodh e u shndërrua në çorbë”, sikur “bëlbëzoi pyetjen” drejtuar çunit; “Sa të detyrohem për këtë tavë turli gjezdisje patriotike?!”

Hajde mendje, hajde!.., hajde çun, “të të çoj në Stanboll!”