Disapora shqiptare në Itali ruan gjuhën, kulturën dhe traditat

Muaji gusht është muaji kur diaspora shqiptare nga shtetet Evropiane, por edhe nga SHBA dhe Australia e largët kthehet për të vizituar vendlindjen.


Një numër i konsiderueshëm i disaporës shqiptare nga Maqedonia e Veriut por edhe nga diaspora jetojnë dhe venprojnë në Itali. Në rajonin e Trevizos në komunën e Koneglianos ka një numër të madh bashkëvendasish, të cilët i gjenë duke punuar kryesisht në fabrika.

Por ata janë të angazhuar edhe në kultivimin e kulturës dhe traditave kombëtare dhe fetare.

Vëllezërit Mumin dhe Muhamer Murtezani janë të angazhuar në shoqatën Iliria-Veneto, e cila kujdeset për kultivimin e këngës dhe valles shqipe, por edhe për shkollën shqipe, e cila u mëson shkrim lexim në gjuhën amtare fëmijëve të diasporës. Madje ata kujdesen që kënga dhe vallja shqipe të mos mungojë edhe në festivale me karakter ndërkombëtar siç është “Festivali në Xhavera” të Italisë.

Disa nga bashkëvendasit kanë hapur edhe bizeset e tyre. Sado që kuzhina italiane është e pasur, bashkëvendasit Bekim dhe Besim Jashari i kanë mësuar italianët edhe me shijen e donerit që e gjenë në vendbanimet tona.

Mërgimtarët dëshirojnë të përcjellin edhe një kërkesë te autoritetet vendore, që të gjendet mundësia të shmangen pritjet e gjata sidomos në vendkalimin kufitarë Tabanoc, ku siç thonë ata ndodh të presin në kufi me orë të tëra, apo edhe meditë.