Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta kremtojnë bashkë Car Samoilin dhe disa figura tjera historike

Komisioni për Çështje Historiko dhe Arsimore, në përputhje me Protokollin e nënshkruar me Bullgarinë, sot së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme shpallën rekomandimet për të kremtuar sëbashku Car Samoilin, vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi, Shën Klementi dhe Shën Naumi, rekomandime këto të cilët do më vonë të dërgohet për miratim nga ana e Qeverisë.

Rekomandimet e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore janë miratuar nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar i themeluar në bazë të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.