Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.

Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.