BDI – Zhelinë zgjodhi kryesinë e re, ja emrat (FOTO)

BDI dega e Zhelinës vazhdon të rritet dhe të bëhet me fortë. Ajo sonte ka zgjedhur strukturat e reja që për katër vitet e ardhshme do të drejtojnë këtë degë të madhe.


“Sonte u mbajtë mbledhja e radhës e Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës, në të cilën u zgjodhën sekretari dhe nënkryetarët e Degës.
Sekretar me vota unanime u zgjodh Fetah Demiri nga f.Zhelinë.
Si nënkryetarë unanimisht u zgjodhën Burhamedin Abdija nga f.Pallaticë, Ajsel Izairi nga f.Strimnicë dhe Ramiz Hasani nga f.Trebosh.
Gjithashtu në këtë mbledhje u formua shtabi komunal për mbështetje të zgjedhjeve lokale për këshillin komunal në Tetovë ku si kryetar shtabi u caktua Kryetari i Degës Emir Sulejmani, sekretari i degës Feta Demiri u caktua sekretar i shtabit, nënkyetari Burhamedin Abdija u caktua nënkryetar shtabi ndërsa antarët e degës u caktuan me automatizëm antar të shtabit.” thuhet në komunkatën e BDI-Zhelinë./TS/