Barcelona nuk mund të dështojë dy herë rresht. Katalanasit pasi u suprizuan nga vendimi i Cesar Azpilicuetës për të rinovuar kontratën me Chelsea, tashmë janë afër arritjes së marrëveshjes me blutë e Londrës për lojtarin tjetër.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, bisedimet mes klubeve po përparojnë mirë dhe një marrëveshje tashmë është afër.

Klubi anglez është i hapur për largimin e Alonsos, pasi ka siguruar shërbimet e Marc Cucurellas, transmeton Gazeta Express.

Palët tashmë janë duke pritur edhe dritën jeshile nga trajneri Thomas Tuchel, me Alonson që në ditët në vijim pritet t’i bashkohet katalunasve.

Detajet tjera do të zbulohen më vonë. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe marrëveshja finalizohet, 31-vjeçari do të behet futbollisti i dytë që kalon nga Chelsea te Barcelona, pas Christensen.