Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë e impresionuar me punën në Comodita

Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv dje vizitoi komunën e Gjakovës ku pati takim me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.


Ajo shprehu dëshirën që gjithashtu të vizitoj edhe ambientet e fabrikës së shpuzës dhe dyshekëve Comodita, ku u prit nga menaxhmenti i kompanisë.

Në këtë vizitë ambasadorja Tammy Ziv, u ndje e befasuar me atë çfarë pa në këtë fabrikë.

Ajo u njoftua nga menaxhmenti rreth sukseseve në eksport dhe gamën e gjerë të produkteve që disponon Comodita. Po ashtu ajo kishte komente pozitive edhe rreth mënyres se si funksionon Comodita, duke filluar nga prodhimi i produkteve inovative, rregulli, pastërtia dhe numri i madh të grave të punësuara, që e bën Comoditën si kompani lidere e cila kontribuon në fuqizimin e gruas në shoqëri.

Në takim u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me bizneset nga Izraeli, ku mund të shkëmbehen përvoja nga të cilat mund të përfitojnë palët, duke e ditur që Comodita tashmë veç se është prezent në tregun Izraelit me produktet e saj.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi konkret mund të vendoset përderisa ekziston disponimi i mirë dhe interesi i dyanshëm.