Alternativa e Afrim Gashit  sonte do të mbajë konventën promovuese në Tetovë ku do të prezantoj listën e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë e cila kryesohet nga Faton Selami.

Partia e Gashit në Tetovë siç mësohet ka nisur të rritet duke ia marrë disa figura të njohura Bilall Kasamit dhe BESËS.

Nga Alternativa bëjnë me dije se në konventë  që do të  promovohen këshilltarët do të marin pjesë edhe struktura të larta të partisë dhe kryetari i Alternativës.