Alexis Sanchez mbërrin në Marseille, tifozët përkujdesen për një pritje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Alexis Sanchez ka udhëtuar këtë të martë drejt Francës për të kompletuar kalimin te Marseille.


Sulmuesi kilian do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër, para se të nënshkruajë edhe zyrtarisht me klubin nga Ligue 1.

Se sa të entuziazmuar janë tifozët e Marseille për këtë lëvizje, tregojnë më së miri pamjet nga pritja që është bërë sonte.

Tifozët francezë kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë, teksa brohoritën edhe emrin e Sanchezit.