Sërish aktivizohet zjarri midis fshatrave Vapillë dhe Sirullë, kumtoi sonte Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas informacionit, zjarri është aktivizuar rreth orës 19, por nuk ka rrezik për popullatën.

“Zona është shkëmbore me bimësi të ulët, por nuk ka rrezik serioz për njerëz dhe të mira materiale, terreni është i paarritshëm. Në vendngjarje ndodhen përfaqësues të DMSH dhe punonjës të ndërmarrjes publike Pyjet Nacionale, të cilët aktualisht po kryejnë xhiro dhe po e vlerësojnë situatën”, mësohet nga QMK.

Paraprakisht QMK doli me informacion se zjarri është shuar në tërësi.

Sipas Ndërmarrjes Publike, Pyjet nacionale, është përfshirë sipërfaqe më e madhe e pyllit me lisa, ndërsa dëmin e shkaktuar do ta vlerësojnë shtesë.