Aksident në rrugën lokale Sellarcë e Epërme – Siniçan, vetura del nga rruga,lëndohet rëndë shoferi

Më datë 09.08.2022 në ora 14:40 në rrugën lokale Sellarcë e Epërme – Siniçan, automjeti i pasagjerëve “Citroen” me marka kombëtare kroate, e drejtuar nga S.Z. (26) nga Kamnjani i Tetovës ka dalë nga rruga.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.Z., ndërsa lëndime trupore ka pësuar një pasagjer i vogël (fëmij), të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga një ekip nga SPB Tetovë.