A do ketë protesta për lejimin e shamisë? Flasin organizatorët e peticionit

Kanë kaluar 11 ditë që kur në rrjetet sociale është nisur fushata për ndryshimin e udhëzimit administrativ për bartjen e mbulesës në shkolla.
Ndërsa sot për këtë çështje është nisur edhe një peticion online.


Durim Berisha – iniciues i fushatës ka dhënë detaje për këtë nismë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar të enjten edhe Ministria e Arsimit e Kosovës.

Nga MASHTI thonë se janë duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”, thuhet në reagimin e MASHTI-it.

Por, ky reagim, nuk i ka kënaqur udhëheqësit e fushatës.

Këta kërkojnë veprime më konkrete nga MASHTI.

Liridon Kurti , njëri nga iniciuesit e fushatës për ndryshim të udhëzimit administrativ ka treguar nëse do të ketë protesta.

Iniciatorët e kësaj kampanje online, u kanë shkruar letër edhe ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë.