10 vjet i fshehu defektin burrit, bën ndërhyrjen e dëshiruar te Doktor Plastik

Një grua e re 37 vjeçare nga Saranda vjen në Doktor Plastik me një kërkesë: Nuk dua t’i fshihem më burrit nga frika se si t’i dukem e shëmtuar.

Ina Beruka e pati dashuri me shikim të parë me bashkëshortin. E pas takimit të parë, te takimi i tretë çifti i ri nisi bashkëjetesën.

Në jetë erdhi dhe djali i tyre. Pas lindjes Ina shtoi shumë kilogramë e megjithëse kujdeset të shkojë në palestër, përseri barku i saj dikur i sheshtë, prej shume vitesh ishte i dhjamur dhe me lëkurë të varur.

Prej më shume se 10 vitesh Ina i fshihej bashkëshortit dhe nuk dilte as në plazh me të.

E kompleksuar nga kjo gjë iu drejtua për ndihmë Dr Genti Zikaj në klinikën Anassa për ndërhyrjen e abdomenoplastikës