Zyrtare: La Partizanin, Stenio Junior zgjedh milionat e Tajlandës

Stenio Junior u largua si lojtar i lirë nga Partizani dhe do ta vijojë karrierën në Tajlandë, pas ofertës së mirë që mori.


Braziliani, tashmë 31 vjeç, ka nënshkruar me Chiangmai FC dhe gjithccka ka marrë formë zyrtare.

Klubi i ri i Stenio Junior synon ngjitjen në elitë dhe autori i 12 golave me Partizanin sezonin e shkuar do të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës. / abcnews.al