Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Oleksandr Zinchenkos nga Manchester City.

Reprezentuesi ukrainas me “Topçinjtë” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Arsenali gjithashtu njoftoi se Zinchenko është bashkuar me skuadrën në kampin e përgatitjeve parasezonale në Orlando.

25-vjeçari është transferimi i pestë i londinezëve në afatin kalimtar të kësaj vere, pas Gabriel Jesus, Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira.

Trajneri i Arsenali, Mikel Arteta, është shprehur i lumtur që Zinchenko do jetë nën urdhrat e tij.

“Jemi shumë të lumtur që Alex na është bashkuar. Ai është një lojtar që unë personalisht e njoh shumë mirë dhe vazhdova ta ndjek pas kohës sime në Manchester City. Alex është një lojtar me cilësi të lartë që do të na japë opsione dhe shkathtësi. Nuk ka të bëjë vetëm me pozicionet që ai mund të luajë, por gjithashtu, me shkathtësinë që ai do të na japë në sulm dhe mbrojtje. Alex është një person me cilësi dhe karakter të madh njerëzor, dhe unë jam i kënaqur që të gjithë kanë bërë këtë përpjekje të madhe për ta sjellë Alex në klub”, tha spanjolli për faqen zyrtare të klubit.