Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se është gjithmonë i gatshëm të shkojë në Bruksel për të dialoguar me palën serbe.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përgjigjur , duke thënë se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel derisa Kurti të jetë aty.

Vuçiç tha se ka kërkuar nga fuqitë mbrojtëse që të ndihmojnë ta frenojnë dhe racionalizojnë Albin Kurtin.

Lexo edhe: Kurti: Takimi me Vuçiçin mund të mbahet në fund të gushtit

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës, ai ka thënë qartë se nuk ka asgjë nga ai, shkruajnë mediet serbe.

“Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel derisa Kurti është aty. Njeriu ka vendosur të mos bëjë kurrfarë dialogu”, tha Vuçiçi dhe shtoi se ai do të shkojë gjithmonë në bisedime, por se “nuk di se për çfarë të flasë me të[Kurtin”.

Kryeministri Kurti tha dje Zërin se Serbia është ajo që po e pengon dialogun duke zvarritur takimet e niveleve të larta./abcnews.al/