VIDEO/ Tentoi të vriste vëllanë pas sherrit për plazhin në Radhimë, momenti kur arrestohet autori


Vlorë – Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 34-vjeçarit Eduard Kondi, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait të tij Benjamin Kondit 45-vjeç.

Policia po ashtu shtoi se janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.