Video Llotaria Casino Austria mbështetës i futbollit maqedonas

Videolottaria Casinos Austria, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, gjithmonë njeh mundësitë dhe iniciativat për të ushqyer shpirtin sportiv. Në atë drejtim është edhe bashkëpunimi i fundit sportiv me kampionin maqedonas të futbollit Shkupi.


Videolottaria, në angazhimin e saj për të mbështetur kulturën sportive, vazhdon me axhendën e saj të përfshirjes aktive në zhvillimin e aktiviteteve dhe eventeve të shumta, të cilat do të festojnë përparimin dhe suksesin sportiv. Kompania jonë është mik-mbështetës i ri i kampionit të futbollit të Maqedonisë, skuadrës Shkupi, në paraqitjet e tyre në kualifikueset për Ligë dhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Skuadra e Shkupit, e cila nesër ka një udhëtim të ri sportiv me Lincoln Red Imps në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, i shprehu mirënjohjen Videolotaria-s për njohjen dhe mbështetjen në ambiciet e tyre sportive.

Me këtë sponsorizim, Videolottaria Casinos Austria tashmë po bëhet një përkrahëse e fortë e futbollit maqedonas.