Ushtarët rusë marrin peng komandantin e tyre

Inteligjenca ukrainase përgjoi një bisedë telefonike mes një ushtari dhe gruas së tij, ku ky i fundit i tregon asaj për një numër të madh të plagosurish dhe për ndalimin e një komandanti që tentoi të ikte nga vija e frontit.

Shërbimi për shtyp i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës publikoi përgjimin në Telegram.

“Batalioni i katërt, komandantin e kanë zënë rob, e kanë detyruar të rrijë me ta që të mos ikë, kanë shumë të plagosur, dje i kemi ngarkuar edhe makinat, janë gati të arratisen, është dhënë urdhër dje, më shumë se njëzet rusë të plagosur u morën”, dëgjohet të thotë ai.