Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se tashmë kanë marrë materiale-dosje nga Klinika “Zhan Mitrev” mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 përmes hemofiltrimit, përcjell TV21. Sali tha se dosjet janë voluminoze dhe se ekipet e formuara për këtë rast po punojnë për të raportuar për secilin rast veçmas.

“Bëhet fjalë për 560 pacientë që janë trajtuar me hemofiltrim, tek Kovid-pacientë. Sa kohë do të na duhet për analizë të atyre dosieve, që janë voluminoze, më duhet ta pranoj sepse kemi pacientëve që kanë qëndruar atje edhe nga një muaj. I gjithë ky tretman duhet të analizohet nga ekspertë, mjekë, që gjithë jetën e punojnë këtë. Janë grupe të formuara nga katër klinika”, tha mes tjerash Sali.

Ministri Sali kërkoi që të ulet presioni ndaj tij dhe ekspertëve që po merren me çështjen në fjalë, në mënyrë që mos të kemi qasje të njëanshme dhe ekipet të kryejnë hetimin në mënyrë profesionale.

“Do të analizojnë secilin rast veçmas dhe duhet të shkruajnë raport për secilin rast veçmas. 560 lëndë, të jemi real do të na marrin mjaftueshëm kohë që ne publikut në fund t’i japim raport final, të saktë se çka ka ndodhur në “Zhan Mitrev”. Në periudhën në vijim, unë jam i gatshëm të jem 24/7 në komunikim me gazetarët, por përfundime, dhënie të kahjeve, se në cilin drejtim shkon, do të thotë, do të ishte mirë të më kurseni për informacione të tilla sepse nuk mund të iu jap, respektivisht çdo lloj informacioni para kohe mund të keqpërdoret”, tha Sali.

ЗАДОЛЖИТЕЛНО НАПИШЕТЕ ГО РЕЦЕПТОТ: Стара природна метода која за кратко време лечи дијабетес…
Ndryshe, pas publikimit të filmit dokumentar “Gjaku i papastër”, opinionin publik është i shqetësuar pasi doli në pah se si ka punuar spitali “Zhan Mitrev”, me metodën e hemofiltrimit. Në dokumentar janë regjistruar parregullsi të shumta, që sipas familjarëve të viktimave nga Covid-19, kanë shkaktuar vdekjen e të afërmve të tyre./tv21.tv