Rusia pretendon se ka marë nën kontroll qytetin Lisiçansk

Moska pretendon se ka marrë nën kontroll të plotë qytetin lindor ukrainas Lisiçansk. Por pala ukrainase nuk ka konfirmuar një gjë të tillë. Rusia ndërkaq raportoi se Ukraina lëshoi tre raketa në Bellgorod, duke vrarë katër persona.


Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin strategjik ukrainas të Lisiçansk dhe të gjithë rajonin e vijës së parë të Luhansk, i cili do të shënonte një përparim vendimtar për forcat e Moskës që synojnë kontrollin e lindjes së vendit. Zhvillimi erdhi pasi Bjellorusia tha se kishte kapur raketa të lëshuara nga Kievi ndërsa Rusia raportoi se Ukraina lëshoi tre raketa në Bellgorod, duke vrarë katër persona.

Lisiçansk ishte qyteti i fundit i madh në zonën e Luhanskut të Donbasit lindor ende në duart e Ukrainës dhe kapja e tij do të sinjalizonte një shtytje më të thellë në Donbas, fokusi i Moskës që nga tërheqja nga Kievi.

Një ditë më parë, pati njoftime kontradiktore në lidhje me statusin e Lisiçansk kur Ukraina mohoi pretendimin e Moskës se kishte rrethuar të gjithë qytetin, i vendosur përtej lumit nga fqinji Severodonjeck, të cilin forcat ruse e kapën javën e kaluar.

Ukraina nuk ka komentuar ende mbi pretendimin se Lisiçansk rënë pas luftimeve intensive. Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt nga një sulm i Rusisë dhe deri më tanin ka lënë mijëra të vrarë dhe miliona refugjatë.