Rusia nuk ka qenë shumë e gatshme të publikojë rezultatet e ekonomisë së saj kohët e fundit, megjithatë tani janë publikuar disa të dhëna statistikore për prodhimin e makinave në muajin maj.

Shifrat janë të pabesueshme, sepse gjatë këtij muaji janë prodhuar vetëm 3700 makina në të gjithë Rusinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pak javë më parë, Lada njoftoi se do të nisë prodhimin e modelit Niva, por në një version rudimentar.

Megjithatë, problemi më i madh janë komponentët, sepse shumica e tyre janë të importuara, dhe pothuajse të gjithë prodhuesit e makinave dhe pjesëve janë larguar nga Rusia.

Në këtë drejtim, thuhet se prodhimi i makinave të pasagjerëve ra me 96.7% në maj në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Rosstat, shërbimi shtetëror i statistikave të Rusisë.

Dhe kur krahasojmë mesataren pesëmujore të 2021 dhe 2022, prodhimi ra me më shumë se 50%.