Të shumtë ishin njerëzit që u revoltuan me ndryshimin e ri të Instagram i cili i jep më shumë vëmendje videove.

Reagimet nuk munguan edhe nga personat e njohur, të cilët e kanë një pjesë të theksuar të marketingun në këtë rrjet social, këtu përmendim edhe motrat Kardashian-Jenner.

Në InstaStory ato postuan foton e cila u bë si një formë peticioni ku në të shkruhej: “Ktheni Instagramin në Instagram përsëri. Mjaft u përpoqët ta ktheni në TikTok, ne thjesht duam të shohim foto”.

Ditën e djeshme CEO i Instagram Adam Mosseri, nëpërmjet një video, ka reaguar ndaj të gjithë përdoruesve. Ai tregoi se aplikacioni do të vijojë t suportojë fotot, por do të fokusohet më shumë tek videot sepse kjo është ajo çfarë njerëzit po pëlqejnë dhe po përdorin më shumë.