NP Pyjet e Maqedonisë nuk respektojnë aspak gjuhën shqipe dhe kjo dëshmohet në publikimet e tyre në rrjetet sociale ku publikimet dhe të gjitha njoftimet nga aktivitetet e tyre bëhen në gjuhën maqedonase. Kjo mund të vërehet shumë lehtë në faqen e tyre në Facebook ku njoftimet e fundit janë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse si institucion i rëndësishëm përfshinë të gjithë vendin për nga rëndësia e komunikimit.

Si duket serioziteti nga ana e drejtuesve të këtij institucioni për respektimin e gjuhës shqipe nuk është dhe aq në nivel.

Ja njoftimi i fundit vetëm në gjuhën maqedone:

https://www.facebook.com/photo?fbid=378118111097931&set=pcb.378118514431224
Në mëngjesin e datës 21.07.2022, një zjarr në pyll është vërejtur nga shërbimi pyjor i pylltarisë së Maleshevës në Berovë në rrugën Gubenek-Parucë, m.v. Diovicë, ndërmjet fshatrave të Berovës Mitrasincë dhe Budinarcë.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe të madhe rreth 50 ha, në një pyll me druj dushku në një zonë malore të paarritshme.

Gjatë ditës së djeshme në vendngjarje kanë dalë një ekip prej dhjetë zjarrfikësve nga rajoni i Berovës dhe pesë të Zjarrfikësve të Ravna Rekës Pehçevë me dy vetura të specializuara për shuarjen e zjarreve në pyje.

Gjatë ditës së sotme ekipet me vetura të specializuara nga SHPSF Plaçkovica Vinicë dhe SHPSP Plaçkovicë Radovish me një automjet të specializuar për shuarjen e zjarreve, si dhe ekipet e zjarrfikësve nga Koçani dhe Berova, ndërmarrja komunale e komunës së Berovës, si dhe një ekip nga QMK.

Gjatë ditës së djeshme shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të paarritshëm dhe erës së fortë veriore. Zjarri në pyll ende nuk është vënë nën kontroll, ndonëse në orët e para të mëngjesit është përfshirë edhe një helikopter i ARM-së.

Në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe popullata vendase pas thirrjes për mobilizim, në të cilën marrin pjesë me makineritë e tyre. Zjarri ndodhet gjashtë kilometra larg rrugës Berovë-Vinicë dhe për momentin nuk ka rrezik për vendbanimet në rajonin e Berovës.