Paris Saint-Germain po mendon të sjellë një psikolog për të ndihmuar skuadrën sezonin e ardhshëm pas eliminimeve të përsëritura në Champions League.

Eliminimi i sezonit të kaluar në rrethana dramatike kundër Real Madridit e bëri idenë shumë më të besueshme për kampionët e Ligue 1, shkruan Marca.

Ideja është më konkrete tani pas ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner, sipas gazetës franceze L’Equipe.

Nuk ka asnjë profesionist të specializuar në fushën e psikologjisë sportive në stafin aktual të PSG-së.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm në aspektin mjekësor që po shqyrtohet. Klubi parisien do të sjellë edhe një nutricionist për ekipin e parë.